Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka drejtuar një letër publike kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit për të kërkuar hetime rreth keqpërdorimeve në ndërtimin e Memorialit në Mejë të Gjakovës.
Haradinaj ka thënë se ka bërë këtë kërkesë pas shqetësimeve të banorëve të kësaj zone.
Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve për çlirim dhe liri.
“Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në kordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.
Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë.” ka shkruar Haradinaj.