Ismet Beqiri flet edhe njëherë pas deklaratave të Muhaxherit: Për kryeministrin vendos partia!

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, nuk ka dashur të flas shumë për deklaratat e sotme të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili kishte theksuar se nëse zgjedhet kryeministër, disa zyrtarë të lartë të partisë së tij do t’i emëroj zëvendëskryeministra.

Beqiri konsideron se secili në LDK ka të drejtë t’i shpreh mendimet e tij.

Megjithatë, Beqiri thekson se për të marrë në dorë drejtimin e partisë nuk mjafton vullneti individual, por që për këtë çështje sipas tij vendosin forumet e LDK-së.

“LDK-ja si shtëpi e madhe që është ka shumë personalitete që mund t’i dalin zot kësaj pune. Unë nuk dua të komentoj tani deklaratën e z. Muhaxheri, ai e ka shprehur mendimin e tij dhe është një e drejt legjitime. Në debatet kur duam t’i bëjme ato i realizojmë ne forume dhe aty pastaj vendoset për të gjitha, dhe kjo është rregull e një partie serioze.

Edhe për emërime dhe për propozime edhe për poste të para dhe të dyta, vendosin forumet e partisë, sidoqoftë po e them për LDK-në prioritet numer një është që t’i shkurtohet mandati sa më shpejt kësaj qeverie, sepse kemi kuadro për të gjitha postet, edhe për postin e kryeministrit e të zëvendëskryeministrave dhe për shumë poste të tjera”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Tutje, Beqiri duke e vlerësuar si jo të kohës debatin për zgjedhjet brenda LDK-së, thotë se prioriteti i partisë së tij është shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare.

Prioritet i LDK-së është me u mbajt sa më shpejt zgjedhjet dhe me dalë subjekti numer një në vend dhe me qeverisë vendin”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur nëse e mbështet Muhaxherin në synimin e tij për t’u bërë kryetar i LDK-së, Beqiri refuzoi të përgjigjet, me arsyetimin se si zyrtar i lartë i partisë nuk mund të deklarohet jashtë forumeve.

“Unë po e përserisë edhe njëherë LDK-ja ka shumë kandidatë, ndër ta mund të jetë edhe z. Muhaxheri, si dhe shumë personalitete të tjera, sepse siç e ceka më herët LDK-ja ka kuadro”, është shprehur ai.

Ndryshe, përveç Muhaxherit ambicje për të drejtuar LDK-në në mënyrë indirekte kanë shfaqur edhe nënkryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Po ashtu janë përmendur edhe emra të tjerë si potencial për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme