Haradinaj: Uji është i rrëmbyeshëm, mund t’i ketë nxjerrë policët jashtë Kosovës

Për të dytën herë brenda pesë ditësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar vendin në rrjedhën e lumit Lepenc ku po bëhen kërkimet për gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor  Dashi dhe Armend Trena, të aksidentuar në rrugën Hani i Elezit- Kaçanik.

Në vizitën e bërë në shtabin emergjent të ngritur për kërkimin e trupave të dy policëve të zhdukur në këtë aksident, Kyeministri Haradinaj u informua në detaje për punën që janë duke bërë të gjitha njësitet e angazhuara të kërkim-shpëtimit.

“Të gjithë jemi të pakënaqur që s’i kemi gjet ende trupat e dy policëve dhe që ende nuk kemi përgjigje. Nuk ka dikush në Kosovë që nuk është i mërzitur. Çka do që është në dorën e Kosovës është duke bërë, pra duke filluar nga Ushtria, FSK-ja është duke e bërë punën e vet, njësitet e kërkimit, policia, zhytësit tjerë vullnetarë, njësi tjera, por jo vetëm kaq, i madh e i vogël janë këtu, komandantë të policisë, kryetar komunash. Janë bërë disa ditë, uji është i rrëmbyeshëm, dhe me këtë shpejtësi që ka uji, mund t’i ketë nxjerrë jashtë Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe më tutje, duke i falënderuar për angazhimin e tyre, ministrat, pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të gjithë zhytësit tjerë të përfshirë në këtë operacion.

Kryeministri Haradinaj lidhur me kërkimin e trupave të policëve në pjesën e Maqedonisë, tha se edhe pse janë zhvilluar biseda ndërmjet dy kabineteve, deri sa të përmbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës nuk do të fillojnë procedurat për kërkim në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministri Haradinaj shoqërohej edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe UD i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha. Të pranishëm ishin dy kryetarët e komunave, ai Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe ai Kaçanikut, Besim Ilazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme