Irani urdhërohet të paguajë 6 miliardë dollarë për sulmet e 11 shtatorit

Një gjykatë federale ka urdhëruar Iranin të paguajë 6 miliardë dollarë për familjet e viktimave të 11 shtatorit, pasi gjeti se subjekte të ndryshme të Qeverisë iraniane ishin përgjegjëse për sulmet, raporton ABC News.

Gjykatësi George B. Daniels njoftoi sot se Republika Islamike e Iranit, Trupat e Gardës Islamike Revolucionare dhe Banka Qendrore e Republikës Islamike janë përgjegjës për ndihmën në sulmet terroriste që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm më 11 shtatorin e vitit 2001, transmeton Koha.net.

Avokat i familjeve, Robert Haefele, tha se gjykata federale zbuloi se Irani kishte siguruar mbështetje materiale për Al Kaidën.

“Provat e paraqitura treguan se ofrimi i mbështetjes materiale të Iranit ndaj Al Kaidës ishte shkak i sulmeve të 11 shtatorit, dëmeve, plagosjeve dhe vdekjeve”, tha ai për ABC News. “Është e vështirë për ata që janë plagosur ose lënë pas të injorojnë gjetjet e gjykatës federale lidhur me fajësinë e Iranit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme