Një Ekip i BE-së vjen në Kosovë për të vlerësuar luftimin e krimit dhe korrupsionit

Institucionet e Kosovës do t’i nënshtrohen edhe një testi tjetër vlerësues se a është plotësuar kriteri i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit për liberalizimin e vizave, raporton KTV.

Për këtë, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë një ekip vlerësues i Komisionit Evropian. Ministrja e Integrimeve Evropiane, shprehet e bindur se Kosova në qershor do të marrë rekomandim pozitiv dhe se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza deri në fund të këtij viti.

Ministrja Hoxha thotë se Komisionit Evropian i kanë dërguar raportet e vazhdueshme për luftimin e korrupsionit dhe se janë shënuar rezultate pozitive. Por, për njohës të sistemit të drejtësisë, Kosova ka dështuar që të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë, duke thënë se askush deri tani nuk është dënuar me burgim efektiv. Që nga viti 2010, premtim kryesor i liderëve të Kosovës ka qenë liberalizimi i vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme