E gjitha që ndodhi në aksidentin e autobusit me kosovarë në Serbi

Duke ardhur nga Sllovenia drejt Kosovës, një autobus me udhëtarë kosovarë është aksidentuar afër Kurshumlisë.

Nga 9 të lënduarit, vetëm tre patën nevojë për intervenim mjekësor, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, derisa Policia serbe ka filluar hetimet për këtë rast. Por, supozohet se shkak mund të ishte shpejtësia e papërshtatshme në rrugë ndonëse nuk është përjashtuar mundësia që ngasësi të ishte fjetur meqë aksidenti ndodhi kaq herët.

“KohaVisioni” ka kontaktuar me drejtues të kompanisë “R-Gashi”, por ata nuk kanë pranuar të flasin për aksidentin. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se është e informuar për aksidentin dhe se nëpërmjet kanaleve të saj zyrtare, i ka përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me këtë aksident, përfshirë lëndimet e udhëtarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme