Drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni ka qenë cak i gjuajtjes me armë zjarri sonte në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime ndonëse vetura e tij është dëmtuar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me rastin ndërsa hetuesit e policisë kanë marrë në intervistë viktimën e këtij rasti që është zyrtar policor.