Harrohet ushtria

Qeveria ka shkelur afatet që i kishte vënë vetë për procedimin në Kuvend të një ligji me të cilin Kosova do të bëhej me ushtri. As tash ajo nuk di se kur do t’i japë epilog çështjes, shkruan sot Koha Ditore .

Mbështetur në Programin legjislativ të 2018-s, 30 prilli përbënte datën më të largët kur Ekzekutivi do ta procedonte në Kuvend Projektligjin për Forcat e Armatosura (FAK). Drafti që është hartuar prej vitesh, nëntorin e vjetëm kishte dalë në konsultim publik dhe ka qarkulluar edhe brenda ministrive, për të kaluar procedurat që lidhen me koston financiare dhe me përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Megjithëkëtë, Projektligji nuk ka dalë akoma para kabinetit qeveritar.

Ministria e Forcës së Sigurisë është sponsorizues i Projektligjit. Në këtë institucion kanë thënë se për formimin e FAK-ut, nuk është vetëm një ligj që i nënshtrohet ndryshimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme