Zyra e BE-së në Prishtinë: Në Kosovë do të qëndrojë një mision teknik, i cili do të vlerësojë punën e mbetur për liberalizimin e vizave

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë ka njoftuar se të enjten dhe të premten (3-4 maj) në Prishtinë do të qëndrojë siç e kanë quajtur ata një emisionin teknik në Kosovë.

Nga zyra për informim e zyrës së BE-së, ka thënë për Telegrafin se misioni do të përqendrohet në vlerësimin e standardit të mbetur të liberalizimit të vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Misioni është pjesë e vlerësimit teknik në vazhdim drejt përmbushjes së këtij standardi të mbetur që do të vazhdojë edhe pas misionit”, kanë njoftuar nga kjo zyre.

Ndryshe, në vazhdën e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas deklaratave të zyrtarëve të BE-së, lënë shumë për të dëshiruar lufta kundër korrupsionit, përpjekje për të cilën institucionet e vendit thonë se e kanë intensifikuar luftën kundër këtij fenomeni. Para disa muajve në Kuvend është votuar edhe marrëveshje për demarkimin e kufirit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, e cila ka qenë njëra prej kërkesave kryesore për liberalizimin e vizave që e ka adresuar Brukseli për Prishtinën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme