Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, ka bërë të ditur se Kroacia nuk do ta tërheq ambasadorin e saj nga Serbia, megjithëse shteti serb e ka shpallur ‘person non grata’ ministrin e mbrojtjes kroate.
Sipas Tanjug’ut, kryeministri kroat e ka vlerësuar si skandaloze retorikën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daciq.
Daçiq më herët ka thënë se serbët dhe kroatët nuk janë të njëjtë, sepse ‘përkundër Kroacia, Serbia nuk ishte rreshtuar me Hitlerin dhe nuk mori pjesë në Holokaust’.
“Ne dënojmë këtë retorikë skandaloze të një ministri të jashtëm i cili është i njohur vetëm për mënyrën e tij të të kënduarit, të dështuar dhe nuk dua t’i komentoj aspak këto deklarata por dua të shikoj përpara politikën europiane’, ka thënë Plenkovic.
Ai ka potencuar se Kroacia po kryeson ‘një politikë të bashkëpunimit rajonal si dhe respekton të drejtat, standardet dhe civilizimin europian’.
“E kemi diskutuar këtë çështje dje dhe sot. Kroacia është një vend i përgjegjshëm dhe duam të hapim faqe të reja të bashkëpunimit me të gjitha vendet fqinje’, ka thënë kryeministri kroat./Periskopi/