Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka folur sot në Kuvend për një temë që rrallë herë është diskutuar nga ai.
Molliqaj ka folur për falimentimin e mundshëm të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Ai në fjalën e tij ka pranuar se këto dy ndërmarrje i kanë dërguar letër atij për shkak të gjendjes së rënd të cilin janë ato.
“Në muajin prill dhe maj kemi marrë shkresa nga dy kompani publike Posta dhe Telekomi i Kosovës. Në këto shkresa flitet për gjendjen e rëndë në këto dy ndërrmarrje.” Ka thënë Molliqaj
Ai ka drejtuar kritika në adresë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik duke thënë se kjo Ministri nuk ka kryer obligimet që i ka me ligj ndaj këtyre dy ndërmarrjeve.
“ Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk i ka kryer obligimet me ligj që i takojnë ndaj Postës, kështu që posta rrezikon falimentimin. Numri i madh i të punësuarve është arsye për këtë gjendje të rëndë po jo kryesorja” ka thënë Molliqaj
Ai ka shtuar se krejt këto probleme në këto dy ndërmarrje kanë ardhur si pasojë e Thaçit, saktësisht vendimeve të Qeverisë Thaqi që ndaloj investimet në këto ndërmarrje për shkak të privatizimit.
“Telekomi ka 60 milionë euro borxh, dhe rrezikon falimentimin nëse qeveria nuk intervenon. Krejt këto kanë ardhë si pasojë e vendimit të Qeverisë Thaçi dy, që ka ndalur investimet për shkak të privatizimit, dhe gjithashtu për shkak të kontratës me Z mobile” ka thënë ai.
Molliqaj ka thënë se Qeveria ndan çdo muaj nga një milionë euro për të paguar energjinë elektrike të serbëve të veriut por jo për të shpëtuar dy ndërmarrjet më të rëndësishme të vendit./GazetaBlic/