Deputeti i AAK-së mërzitet nga largimi i zyrtarit të lartë nga partia

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj e ka komentuar largimin e Valon Tolaj, nga kjo parti.

Tolaj, i cili ishte ndër zyrtarët më të lartë në AAK, ka dhënë dje dorëheqje nga partia e kryeministrit Haradinaj.
Deputeti Nitaj ka shkruar në Facebook, duke u shprehur i mërzitur me vendimin e Tolajt.

“I mërzitur me vendimin e Valon Tolajt! Valoni e ka gjithë të drejtën që t’i përkushtohet vetes e Familjes. Ai është rritur me Aleancën dhe i ka dhënë shumë asaj. Aleanca nuk heqë dorë kurrë prej tij! Valon, kudo që të jeshë, ti gjithmonë je njëri prej nesh!”, ka shkruar Nitaj./Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme