E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net
Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin. Ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tender që peshon tetë milion euro.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës”, thuhet në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net
Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik.
Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për tenderin “Shërbimet e pastrimit”. OSHP-ja ka konsideruar se anulimi i tenderit nuk është i thirrur në asnjë arsye faktike që përkon më Ligjin e Prokurimit Publik.
OSHP-ja në shtator të këtij viti e kishte urdhëruar AQP-në që tenderin ta ktheje në rivlerësim, pasi kishin garuar 13 kompani dhe shumë nga to ishin të përgjegjshme. Por, AQP-ja nuk e kishte përfillur këtë vendim. Andaj me datë 18 tetor OSHP-ja kishte lëshuar një urdhërues për AQP-së që brenda pesë ditëve ta bëjë rivlerësimin e këtij tenderi, dhe të heqtë dorë nga anulimi, në të kundërtën do ta gjobiste dhe do ta dërgonte lëndën në gjykatë.
OSHP-ja e kishte anuluar procedurën e këtij tenderi me arsyetimin se “Në pajtim me Ligjin Nr.04/L-042 për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-237, Ligjin nr.5/L-068 dhe ligjin nr.05/L-092 , nenin 62 paragrafi 2 pika 1”, thuhet në njoftim të anulimit për këtë tender. Sipas OSHP-së, anulimi është bërë kundërligjshëm.
Po ashtu kundër vendimit për anulim të tenderit, në OSHP janë ankuar edhe kompanitë tjera garuese “Schafenbergr&Selmans Network &Hajdini Comerc”, duke pretenduar se autoriteti kontraktues e ka shkelë Ligjin e Prokurimit 15 herë kur e ka anuluar këtë procedurë të prokurimit.
Andaj, OSHP-ja duke parë që AQP-ja nuk po e kthente në rivlerësim këtë procedurë të tenderit, para pak ditësh ka lëshuar një urdhëresë nëpërmjet të cilës ka thënë se “Paneli shqyrtues i OSHP-se, konform dispozitave të Ligjit të prokurimit, AQP-së i vendosë një gjobë jo më të vogël se 5 mijë euro dhe kërkon nga KRPP-ja që të veproj në pajtim me ligjin për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim- ikje të përmbarimit të këtij vendimi”.
Kontrata ka qenë kornizë për 36 muaj dhe ishte menduar të kushtojë mbi 8 milionë euro.
Me këtë procedurë të prokurimit AQP-ja pasur telashe edhe me herët, pasi kishte dështuar që ta realizoje edhe një here. Telashe AQP-ja ka pasur gati me te gjithë tenderët ne dy vitet e fundit, duke u përplasur për ta në OSHP. Madje mospajtime me AQP-në për tenderët ka shprehur edhe vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Ndërkohe, me realizmin e kësaj kontrate ishte paraparë pastrimi i këtyre hapësirave publike:
Lot 1 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Agjencisë Statistikore te Kosovë, Ministria e Diasporës, ARH, MPMS dhe SKGJK
Lot 2 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Arkives se Kosovës, Agjencionit Kadastral, AKPM, IGJK, KPMM dhe MTI
Lot 3 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Rilindjes, ARKEP, GJKK dhe KPM
Lot 4 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Gërmisë, ATK, PZSHAP dhe SKQZH
Lot 5 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MASHT I , MASHT II,ASHAK, OSHP, MZHE dhe Ndërtesa e Partive politike
Lot 6 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Qeverise & Ndërtesa e MFSK-se & AUV
Lot 7 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MPJ-se, ASHMDHP-se &AKSP
Lot 8 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MPB & MSH & Prokuroria
Lot 9 – Shërbime te pastrimit – Policia e Kosovës
Lot 10 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Pallatit te Drejtësisë
Lot 11 – Shërbime te pastrimit – Universitetet, ZAG dhe ZRE.