Një person në Prishtinë pëson lëndime pas përleshjes me granatë dore që ndodhi në rrugën “Shaban Shala” mbrëmë. Policia njofton për detaje shtesë.
Janë arrestuar shtatë të dyshuar, që të gjithë meshkuj, më nënshtetësi shqiptare pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë hedhur një granate dore në drejtim të pesë të dyshuarve tjerë.
“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë. Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen”, raporton Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.