Ambasadorja e BE Romana Vlahutin në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në festën e luleve është pyetur nëse e meriton politika shqiptare Europën, por ajo u përgjigj shkurt dukë thënë se populli shqiptar e meriton Europën.
Vlahutin, u shpreh se shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet evropiane në Shqipëri.
“Populli shqiptar e meriton Europën. Sepse bashkësia europiane nuk është bashkësi polikanësh, por bashkësi midis njerëzve.
Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu”, tha Valhutin.