Në Rumani arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Në Rumani është arrestuar Stevan.B, shtetas i Serbisë për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar dhe është i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile kroate në vitin 1991.

Siç shkruan agjencia rumune Agerpress ai është arrestuar të shtunën në portin e quajtur Galas në Danub me rastin e kontrollit të dokumenteve të ekuipazhit të anijes që po lundronin nën flamurin serb, transmeton KP.

Policia rumune ka sqaruar se me rastin e kontrollimit të dokumenteve kanë zbuluar se emri i Stevan B. është i regjistruar në urdhrat e Interpolit ku kërkohet arrestimi dhe ekstradimi i tij pasi që duhet të merret në pyetje për krimet e luftës që i ka kryer në vitin 1991.

Mediat rumune kanë bërë të ditur se i dyshuari është i lindur në Kroaci dhe se ka qenë pjesëtar i formacioneve paramilitare që dyshohen se kanë kryer krime ndaj civilëve kroatë dhe hungarezë në Kroaci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme