Një motër medicinale në Brazil është arrestuar në shtëpinë e saj në qytetin e Santa Cruzit, në dyshimin se në repartin e intensivës i ka hequr kateterin 4 foshnjave të porsalindura, me qëllim që t’i vriste ato.
Simon Anhos dos Santos është kapur nga kamerat e sigurisë në aktin e saj makabër.
Ajo pa i vënë dorëzat i drejtohet inkubatorëve, edhe pse detyra e saj nuk ka të bëjë më ato aparatura.
Ai shihet ndërsa heq diçka nga inkubatori, e pastaj i bën diçka edhe bebeve.
Vetëm disa qaste më vonë, një kolege e saj e vërejti se diçka nuk ishte në rregull me njërën prej bebeve dhe pastaj konstatoi se i ishte prerë kataeri.
Hetimi nisi kur policia e vërtetoi se ndërmjet 14 dhe 31 janarit të këtij viti, aty ishin ‘këputur’ 4 kataterë.
Në njoftimin e policisë thuhet se analizat e para treguan që bebeve iu kanos rreziku hipoglukemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) dhe ndoshta kanë marrë infeksion të gjakut që shkaktoi vdekjen e tyre.
Deri tani janë identifikuar 4 viktima, ndërsa hetimi vazhdon. Santos 41 vjeçe mohoi akuzat duke thënë se këtë e kishte bërë një tjetër kolege e saj