Një delegacion i Listës Serbe, i prirë nga kryetari, Goran Rakiq, është duke marrë pjesë në Forumin OKB-Kosovë për ndërtimin e mirëbesimit, që ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë dy ditë.
Aty, Rakiq, në mesin e të tjerëve ka zhvilluar një takim me shefin e UNMIK, Zahir Tanin, ku ia ka përcjell pozicionin e Listës Serbë për praninë e UNMIKUT në Kosovë, duke thënë se ajo paraqet rëndësi të veçantë për serbët e Kosovës, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.
Madje ai ka kërkuar nga Tanin rritje të presionit të pranisë së UNMIK në periudhën e ardhshme. Kjo sipas tij duhet të ndodhë në akordancë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.