Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për tv Pink ka folur për Kosovën dhe ka dhënë deklaratë që ka tronditur rrjetet sociale.
“Çështja e Kosovës nuk ka përfunduar ende por vetëm dua që ta dini peshën e situatës. Duke më përmend se e kam humbur Kosovën. Jo. Knjazi Llazar e ka humbur Kosovën në betejën ku u zhduk ushtria serbe. Ajo që bënë paraardhësit e mi politikë vetëm sa e betonoi punën tonë”, ka thënë ai
Në luftën e vështirë për Kosovën, ne nuk mund të jemi fitues, por ka shtuar ai, mund të luftojmë për mbrojtjen e interesave vitale dhe të mos merret fytyra e Serbisë dhe këtu, ka përfunduar Vuçiq, kemi mbështetjen ruse.