Ceremonia e betimit të Vladimir Putinit, i cili u rizgjodh president i Rusisë në mars, ishte një reklamë për publikun për të treguar makinën e re shtetërore i krijuar për zyrtartët e lartë.
Ishte përfolur më herët, por jo zyrtarisht që limuzina do të finalizohej gjatë ceremonisë shtetërore. I zhvilluar përmes një programi të quajtur “Kortezh”, ajo zëvendëson makinat gjermane të favorizuara më parë nga administrata presidenciale, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Rusia nuk ka përdorur vetura vendore që prej kohës së Bashkimit Sovjektik.
Projekti “Kortezh” është një vegël presitigjioze, e krijuar nga teknologjia dhe industria ruse. Vetëm një numër i vogël i vendeve prodhojnë makina për liderët e tyre shtetërorë./Periskopi/