Një person, gjersa ishte duke punuar në një objekt banimi në rrugën “Igballe Berisha” në Prishtinë, është rrëzuar nga kati i tretë në rrethana të panjohura.
Sipas njoftimit nga policia, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i kompanisë së ndërtimit dhe është dërguar në mbajtje.