Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i është kundërpërgjigjur raportimeve për një rikthim të mundshëm në qeverinë Haradinaj.
“Nuk ka pasur asnjë diskutim për rifillimin e aktiviteteve tona në qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti që Lista Serbe ka braktisur koalicionin qeverisës”, ishte përgjigja e Simiq.
Kujtojmë se Lista Serbe mori vendim për dalje nga qeveria Haradinaj pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë, veprim ky që nga Lista Serbe u pa si i papranueshëm./