Kush është kryeministri i ri armenian që ka shumë ngjashmëri me Albin Kurtin?

Saktësisht një muaj më parë, Nikol Pashinyan, po ecte nga fshati në fshat përgjatë Armenisë në një protestë kundër kapjes së pushtetit nga kryeministri i vendit Serzh Sargsyan.

Të martën, Pashinyan, një orator i zjarrtë që e ka kaluar gjithë dhjetëvjetëshin e fundit në rrugë duke bërë politikë, u zgjodh kryeministër i vendit në parlament.

Ishte një ngritje e pazakontë në pushtet në republikën postsovjetike me 3 milionë banorë. Para prillit, partia që po sundonte dukej e pamposhtur, me Sargsyanin që u vendos sërish si kryeministër pasi kishte qenë president për dhjetë vjet më radhë

Pashinyani dhe aktivistët e tij i kishin mbledhur dhjetëra mijëra njerëz për të protestuar në rrugë – të cilat e kishin paralizuar kryeqytetin e Armenisë, Yerevanin.

Sargsyani kishte dhënë dorëheqje më 23 prill. Pashinyani i cili ishte dënuar dhe më pas liruar nga burgu gjatë protestave, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme që të zgjidhej “kryeministri i ri i popullit”.

Mbështetësit thonë se ai, një ish-redaktor gazete që ishte burgosur poashtu në fushatat opozitare të vitit 2008, është mes revolucionarëve më të mëdhenj paqësor të historisë. “Ju mund të krahasoni atë me figura të mëdha si Gandhi apo Nelson Mandela”, tha Eduard Aghajanyan.

Ka qenë një rrugëtim mjaft i rrezikshëm për Pashinyanin. Ai ishte dëbuar nga universiteti më 1995 për aktivitetin e tij politik, dhe më vonë në vitin 2000 kur ishte redaktor gazete ishte përballur edhe me akuzë për shpifje. Vetura e tij ishte hedhur në erë në një tentim-vrasje më 2004, dhe më 2008 ai i kaloi muaj të tërë duke u fshehur pasi akuzohej se i kishte nxitur protestat politike që i kishin lënë 10 njerëz të vdekur. Ai ishte dënuar me 7 vjet burgim por ishte liruar në bazë të një amnistie.

Në vitin 2016 ai u bë anëtar i koalicionit të partive opozitare duke u futur në parlament.
“Pyetja kryesore është nëse Nikol Pashinyani revolucionar mund të bëhet Nikol Pashinyani kryeministër,” tha Emil Danielyan, një gazetar dhe analist politik në Yerevan.
Muajin e kaluar gjatë takimin me kryeministrin Sargasyan, Pashinyani i kishte thënë të parit se kishte ardhur vetëm që të diskutonte “dorëheqjen e tij”. Sargsyani e kishte quajtur kërkesën e tij “një shantazh politik” dhe ishte larguar nga ai diskutim, përcjell Periskopi.

Në muajt e fundit ai ka kontestuar marrëdhëniet e Armenisë me Rusinë – diçka e cila i ka bërë zhvillimet në Armeni të përcillen globalisht.

Në një intervistë për the Guardian gjatë protestave, Pashinyani kishte thënë se forca të errëta politike po provonin që ta prishnin revolucionin paqësor të Armenisë.

Ka njëfarë populizmi te Pashinyani – ai e kishte feshur një maicë kamuflazhi për disa nga fjalimet e tij, por kur negocionte me partitë e tjera vishej si zakonisht. “Ai nuk është populist. Ai është popullor,” tha Ararat Mirzoyan, një mbështetës i tij që ishte arrestuar bashkë me kryeministrin e ri armen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme