Sot rreth orës 5 të mëngjesit është vetaksidentuar një autobus, për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.
Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
“Në hyrje të Ferizajt pak para orës 5 të mëngjesit ka ndodhur një vet aksident. Një autobus në rrethrrotullim nuk i ka respektuar shenjat e komunikacionit dhe është aksidentuar. Janë lënduar 5-6 persona, por me lëndime të lehta trupore”, tha Gashi./indeksonline/