FER-istët ia tregojnë Molliqajt vendin

Dardan Molliqaj, që konsiderohej si krahu i djathtë i liderit të Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka përfunduar në rreshtin e dytë të partisë Socialdemokrate. Ai kishte qenë Sekretar Organizativ në VV ku nga aty fillimisht kishte dhënë dorëheqje nga pozita e më pas edhe Vetëvendosja.

Në PSD gjatë dy ditëve të fundit ka ndodhur një revolucion, pas bashkimit të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes. Kjo parti menjëherë ka mbajtur Konventën e partisë duke zgjedhur kryetarin e ri dhe strukturat e tjera të reja, shkruan Insajderi

Në krye të partisë, ka ardhur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili gjatë përplasjes në VV kishte qenë ndërmjetësues mes partisë dhe të dorëhequrve. Nënkryetar i kësaj partie është zgjedhur Visar Ymeri, ndërsa sekretare organizative është zgjedhur Aida Dërguti.

Në gjithë përplasjen në VV, të dorëhequrit ishin konsideruar si krahu i Dardan Molliqajt, por Molliqaj duket se në Konventën që është mbajtur sot të kësaj partie, ai nuk ka qenë në fokus. Molliqaj nuk ka mbajtur fjalim e madje as nuk është ulur në rendin e parë.

Molliqaj emrin e tij e ka gjetur vetëm në ulësin e dytë të kësaj Konvente. Rendi i parë ka qenë i rezervuar për të dorëhequrit e tjerë të Vetëvendosjes, në krye me Shpend Ahmetin.

Molliqaj nga fotografitë e publikuara të Kallxo.com është parë duke shikuar se kush nga kolegët e tij është ulur në rend të parë. Po ashtu në rendin e dytë së bashku me Molliqajn janë ulur edhe Faton Topalli, Frashër Krasniqi si dhe disa mysafirë të partive të tjera.

Molliqaj kishte qenë i dorëhequri më i zëshëm kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Ai kishte marrë pjesë në disa emisione televizive për të treguar sipas tij ‘problemet e VV-së’.

Po ashtu ai kishte pranuar për rolin që kishte pasur në VV, gjatë debateve televizive. Kishte thënë se asnjë vendim i partisë nuk ishte marrë pa u pyetur edhe ai./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme