Diplomati kosovar s’ka buxhet për qira, strehohet te familjarët

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York është zhytur në “fukarallëk”. Qe disa muaj ka mbetur pa para në xhirollogari, duke mos arritur ta paguajë as qiranë e banimit për diplomatët dhe familjarët e tyre. Për situatën e rëndë me financa është njoftuar edhe ministri Behgjet Pacolli përmes një komunikimi elektronik të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta.
Aty shefja e Konsullatës,Teuta Sahatçiu, tregon për vështirësitë me të cilat është përballur diplomati Lulzim Krasniqi, me të zbarkuar në New York. Ai është shtrënguar të strehohet tek familjarët e tij, pasi në mungesë të mjeteve financiare është dashur të largohej nga hoteli ku ishte vendosur përkohësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Sahatçiu në letër fillimisht e njofton kreun e MPJ-së se diplomati i ri, i caktuar të shërbejë në Konsullatën në New York, tashmë ka arritur dhe po përgatitet të marrë përsipër detyrat që e presin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme