Gjergj Dedaj kundërshton Pacollin: Nuk jam zëvendësministër i tij, Gëzim Kelmendin e quan të ulët

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka treguar edhe njëherë se ai kundërshton dhe nuk frikësohet nga shkarkimi nga pozita ku është aktualisht, pas deklaratave se  Kosova nuk duhet të antarësohet në  Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Zëvendësministri Dedaj, ka theksuar prapë se aj nuk ka frikësohet nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke aluduar se mundet të shkarkohet nga deklaratat e tij, shkruan gazetametro.net.

“Unë nuk jam zëvendësministër i Behgjet Pacollit, por i Qeverisë të Kosovës. Ai sot mund të jetë, nesër mund të mos jetë. Kryeministër është Ramush Haradinaj dhe unë jam në koalicion qeverisës. Ndaj nuk e kam problem, sepse tjetërkush s’mund as të më shkarkojë, as të më ngarkojë”, tha Deda.

Dedaj ka deklaruar se nuk merret me Pacollin dhe ka treguar se ka po merr kërcenime personale me qasje radikale islamike, ai foli edhe për kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin, të cilin e quan të ulët

“Unë nuk merrem me Behgjet Pacollin. Edhe pse kam marrë dhjetëra kërcënime nga personale me qasje radikale islamike, por ato do t’i çoj në polici. Unë e ndaj islamin tradicional nga ai radikal. Unë nuk merrem me Gëzim Kelmendin. Bile më vjen keq të merrem me dikë të nivelit të tij të ulët”, ka thënë Deda

Dedaj ka deklaruar se është me rëndësi që vendi të ndjekë shtegun e afrimit me perëndimit dhe se duhet që të ketë kurs të qartë dhe të vendosur në këtë sferë, prioritete të Kosovës janë anëtarësimi në NATO, në BE, në INTERPOL në EUROPOL.

Ai ka theksuar se nëse Kosova bëhet anëtare e organizatave fetare ai do të jap dorëheqje nga posti ministror që e mban në Qeverinë e Kosovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme