Sanksionet amerikane e detyrojnë manjatin rus t’i kthejë avionët e tij privatë

Manjati rus Oleg Deripaska është detyruar të kthejë tre avionët privatë pasi sanksionet amerikane prekën biznesin e tij.

Ata tani janë në shitje, me një çmim prej 29, 95 milionë dollarë për secilën.

Kthimi i avionëve është një indikator i thellë i sanksioneve që kanë prekur mbretërinë biznesore të Deripaskas, përfshirë firmën e tij të aluminit ku zinxhirët e shitjeve dhe të furnizimit të tyre janë ndërprerë.

Alireza Ittihadieh, drejtori i Freestream një kompani e shitjeve të avionëve që ka listuar këta tre avionë për shitje tha se aeroplanët ishin në pronësi të huadhënësve Credit Suisse dhe Raiffeisen, dhe pastaj u jepeshin me qira nëpërmjet një kompanie të menaxhimit të fimrave të kontrolluara nga Deripaska, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

“Kush e përdorte atë? Menaxhmenti i lartë, përfshirë vetë Deripaskan,” tha Ittihadieh për “Reuters” në një intervistë telefonike.

“Ai është sanksionuar, kompanitë e tij janë sanksionuar, ai do t’i kthejë aeroplanët. Ai duhet të përfundojë me kohë qiratë, sipas rregullave të sanksioneve”, tha ai, pa sepcifikuar se për cilat rregulla të sanksioneve bëhet fjalë.

Deripaska ishte përfshirë në listëm e zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara më 6 prill, pasi zyrtarët e Uashingtonit thanë se ai dhe oligarkët e tjerë rus kanë përfituar përmes “aktiviteteve të liga” në gjithë globin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme