Gazeta Express ka raportuar dy ditë radhazi për takime të rëndësishme të vendeve të Quint’it, SHBA’së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në nivel të drejtorëve politikë të cilët kanë zhvilluar konsultimet për dialogun Kosovë –Serbi. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se bëhet fjalë për shkrime të mediave të Kosovës duke theksuar se diçka ka ndodhur në Washington dhe se më shumë do të kuptohet në ditët e ardhshme.
Për takimin në kryeqytetin e SHBA’ve sot ndërkaq është raportuar edhe në mediat e Beograd. Ndërkaq komente rreth këtyre zhvillimeve kanë bërë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe një zyrtar gjerman i afërt me Kancelaren Merkel, Gunther Krichbaum kryesus i Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag.
Vuçiq ka thënë se rreth takimit të Washingtoni kanë shkruar mediat shqiptare. Presidenti serbe ka thënë se diçka ka ndodhur në Washington dhe se “kemi njohuri të caktuara, por çka saktësisht do të mësojmë më shumë në ditët e ardhshme”.
Mysafiri i Vuçiq, miku i Merkel, Krichbaum, ka lënë të kuptohet se është në dijeni të takimit në Washington që kanë pasur vendet e QUINT’it, por ka thënë se nuk është në dijeni se ka ndonjë marrëveshje se si do të zhvillohen negociatat për Kosovën.
Mediat serbe të cilat kanë raportuar sot rreth takimit në kryeqytetin e SHBA, ndërkaq duke folur rreth parimeve – kornizës së dialogut, kanë njoftuar se Perëndimi është marrë vesh që në bazë të marrëveshjes obligative ligjore, Kosova do ta fitojë karrigën në OKB derisa Serbia do të bëhet pjesë e BE’së.
Kirchbaum ndërkaq ka bërë të qartë se në BE nuk mund të importohet një Qipro e re duke iu referuar konfliktit Kosovë –Serbi.
“Qiproja është shembull dhe nuk kemi vullnet ta kemi edhe një Qipro. Konflikti duhet të zgjidhet para anëtarësimit në BE dhe kërkoj nga të gjitha palët që të jenë të gatshme për kompromis dhe që marrëveshjet të respektohen dhe realizohen. Ne si Gjermani dhe veçmas komisioni Europian ndikojmë që këto detyra të kryhen” ka thënë parlamentari gjerman.
Sipas burimeve të Gazetës Express, në mesin e diplomatëve perëndimorë tashmë ka një dakordim për ato që mund të konsiderohen si parime prijëse në dialogun Kosovë -Serbi. Njëri nga këto parime, to thuhet të jetë “më mirë të mos ketë fare marrëveshje, se marrëveshje të keqe” ndërmjet palëve.
“ Marrëveshje e keqe konsiderohet ndarja e Kosovës dhe lejimi i një Republika Srpska në Kosovë” ka thënë një burim për Gazetën Express.