Drecun: S’pranojmë që Kosova të ketë ulëse në OKB në këmbim të AKS-së

Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në këmbim të Asociacionit të komunave serbe.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, dhe ka përsëritur se arritja e kompromisit përmes dialogut është zgjidhja e vetme e pranueshme.

“Çdo presion apo plan që detyron Serbinë të veprojë kundër ‘kufijve të definuar të poshtëm’ thjeshtë është i destinuar të dështojë. Natyrisht se qëndrimi i vendeve të Perëndimit, të atyre që e kanë njohur Kosovën si shtet, i atillë që do të donin që ne ta njihnim atë shtet të vetëshpallur dhe që ajo të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Të gjithë ato shkrime (në media) që flasin për oferta ‘diçka për diçka’ janë në të vërtetë tentim që të tregohet se Serbisë i ofrohet gjithçka për asgjë dhe kjo, natyrisht, nuk është e pranueshme”, tha Drecun për Radio Beogradin, transmeton Koha.net.

Mediat në Beograd më herët kanë shkruar se shtetet perëndimore po e shqyrtojnë opsionin e ndryshimit të formatit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa thuhej se një prej modeleve që po mendohet është që në dialog të përfshihen më shumë se një ndërmjetës dhe që në shpejtësi të arrihet ajo që për Serbinë është e papranueshme.

“Atë që ne e ofrojmë është që të ulet në tavolinën e diskutimeve dhe të arrihet një zgjidhje kompromisi për statusin përfundimtar të Kosovës, gjithçka tjetër është larg asaj që do të pranonte Serbia”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme