Disa aktivistëve të Vetëvendosjes iu është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për disa urdhër arreste nga aksione të mëhershme.
Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu ka njoftuar se njëri ndër ta është i sëmurë.
“Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër. Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku”, ka bërë të ditur Haxhiu.
“Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejoj shkelje të tilla dhe të respektoj legjislacionin në fuqi.
Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë: 2. Personi i dënuar i cili kryen puneë teë rënda, personi i sëmurëë, gruaja shtatzëneë, ose ajo e cila ka lindur fëmijëë kaneë teë drejteë neë ushqim teë caktuar nga mjeku. Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Të enjten, padrejtësisht, Gjykata Themelore i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj studentëve aktivistë!
Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër.
Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku.
Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejoj shkelje të tilla dhe të rrespektoj legjislacionin në fuqi.
Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë:
2. Personi i deënuar i cili kryen puneë teë reënda, personi i seëmureë, gruaja shtatzeëneë, ose ajo e cila ka lindur feëmijeë kaneë teë drejteë neë ushqim teë caktuar nga mjeku.
Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve.