Nga sulmi me thikë në zemër të Parisit, ka vdekur një prej të sulmuarve, ka raportuar BFM TV, transmeton Reuters.
Sulm me thikë në zemër të Parisit, sulmuesi vritet nga Policia
Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit në zemër të Parisit të shtunën para se të vritej nga Policia, ka raportuar BFM TV.
Katër persona janë lënduar, përfshirë dy prej tyre rëndë, ka thënë më tej BFM, transmeton Koha.net.
Një burim policia ka konfirmuar se ka pasur një sulm me thikë pa dhënë detaje tjera, raporton Reuters.
Në një prej videove shihet një person i shtrirë në tokë, por që nuk dihet se a është i sulmuesit të vrarë nga Policia, apo i ndonjë prej viktimave.