Një person është therur me thikë gjoks, si pasojë e një zënke fizike që ndodhi sot në mëngjes në kafenenë “Divizioni 50-të” në Shkup.
Siç informojnë nga MPB, N.GJ këtë mëngjes në ora 04:10 ka denoncuar se në lokalin “Divizioni 50-të” në Shkup ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve, të cilët kanë qenë mysafirë.
Personi D.A (34) nga Shkupi ka marrë lëndime nga therja me thikë në gjoks dhe është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.