Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës e Serbisë synon ndryshime kushtetuese?

Kosovës mund t’i kërkohet ndryshimi i Kushtetutës për ta akomoduar marrëveshjen finale me Serbinë.

Burime të Kohës Ditore, të afërta me negociatat që po zhvillohen, kanë thënë se palët janë paralajmëruar që mund të vijnë tek pika ku do të duhet t’i “rishkruajnë” kushtetutat, në pjesë të caktuara.

Kosova të lejojë kompetenca dhe përgjegjësi shtesë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por në qendër t’i hiqet shumica e dyfishtë për ligjet e rëndësisë jetike.

Pjesë e pakos së marrëveshjes është përmendur edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Zyrtarisht në Qeverinë e Kosovës kanë mohuar të jenë shtruar këto opsione, por kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm se i pret proces i vështirë me shumë të panjohura.

Për opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile, çdo kompromis që shkon përtej Kushtetutës e dëmton funksionalitetin politik dhe institucional të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme