Kosova nga Evropa, Serbia nga Rusia

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij Vladimir Putin, afër njëri-tjetrit po e shikonin fuqinë ushtarake ruse në sheshin kryesor të Moskës. E për një profesor universitar në Prishtinë, kjo pamje është kërcënuese për Ballkanin, shkruan Gazetametro.net.
“Takimi problematik Putin-Vucic është takim që dëshmon politikën serbe të pandryshueshme si pansllaviste dhe rusofile, dhe si e tillë padyshim është politikë anti-evropiane dhe e padëshirueshme për Evropën”, ka thënë Milazim Krasniqi.

E të mërkurën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u prit të mërkurën në Berlin. Për analistin Fisnik Halimi edhe kjo ka një domethënie.
“Kjo do të thotë se Serbia ka lidhje në Lindje, ndërkaq Kosova me Perëndimin”, ka thënë Halimi për Klan Kosovën.
Mirëpo profesori Krasniqi beson se fuqia e Angela Merkel është e vogël krahasuar me atë ruse dhe për këtë arsye nuk po kanë sukses përpjekjet e saj.
“Fuqia e saj është e limituar pasi BE nuk e ka një zë të përbashkët për Ballkanin e sidomos për Kosovën. Ndërsa Rusia në të vërtetë është një fuqi kërcënuese për Ballkanin”, ka shtuar Krasniqi.
Kurse, sipas analistit Halimi, në të dy takimet e javës u diskutua për përfundimin për konfliktit rreth Kosovës dhe Serbisë.
Halimi thotë se Vucic në një formë ka kërkuar lejen nga Putin për të përfunduar konfliktin me Kosovën, mirëpo me premtimin se s’do të hyjë në NATO.
Pas këtij takimi, presidenti serb deklaroi se është i gatshëm për një marrëveshje me shqiptarët, mirëpo pa poshtërimin e Serbisë

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme