Zëvendës-sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënës i Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın, tha se , “Çdo palestinez i martirizuar nga Izraeli në Palestinën e pushtuar është vrasje dhe njollë e re në murin e turpit të Izraelit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın në postimin e tij në rrjetin social Twitter shkroi se “Çdo palestinez i martirizuar nga Izraeli në Palestinën e pushtuar është vrasje dhe njollë e re në murin e turpit të Izraelit. Heshtja e botës përballë këtij barbarizmi sistematik të asgjësimit është një tablo tjetër e turpit”.