Pasi Lladrovci e quajti ‘Mulla rrenci’, Osman Musliu i kthen përgjigje

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka folur përsëri për përplasjet e tij me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Musliu ka thënë se “Lladrovci s’po sillet si kryetar komune”.

Sipas hoxhës nga Drenasi, Lladrovci i ka sjelljet e pahijshme, dhe ofendon njerëzit publikisht.

“S’jam kundër Lladrovcit si person”, ka deklaruar Musliu, teksa ka shtuar se i pengojnë sjelljet e kreut të Drenasit.

I pyetur se çfarë komenti ka për deklaratën e Lladrovcit, se Musliu është rrenc, hoxha është përgjigjur: “Nuk ndihem i ofenduar nga Lladrovci”.

Ai ka thënë se s’është rrenës, dhe se këtë e di i tërë Drenasi, e tërë Drencia, dhe e tërë Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme