Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33 vjet me radhë.
Ka hapur kasafortën e Titos. Kjo është pasuria e tij.
Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33-vjet me radhë, duke hapur kasafortën e liderit të shtetit jugosllav, Josip BrozTito.
Pas vdekjes së Titos më datë 4 maj të vitit 1980, sipas vendimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të gjitha sendet personale të Titos u mbyllën në një kasafortë.
Disa nga këto sende personale iu dhanë vetëm Bankës Kombëtare të Serbisë.
Medaljet e Titos nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë.
Këto medalje është vendosur që të nxirren në publik, shteti të mbajë origjinalet, ndërsa familjarëve iu është dhënë kopje e medaljeve, si dhe kompensim i kopjeve.
Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth trashëgimisë së Josip Broz Titos.
Kjo është pasuria e Josip Broz Titos:
29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur
2663 monedha ari dhe dukatë
1271 copë monedhash numizmatike
26, 219 dollarë amerikanë
36 mijë marka gjermane
149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)
Safir i kaltër i familjes Romanov
18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar
83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.