Hashim Thaçi iu dëshiron agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka uruar besimtarëve të fesë Islame agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.

Ai ka thënë është ky muaji i cili e rrit devotshmërinë, moralin dhe ka uruar dashuri paqe dhe tolerancë mes njëri-tjetrit.

“Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme