17 orë nuk janë pak – por nëse krahasohet me një shtet tjetër, atëherë mund të na duket shumë e lehtë.
Danimarka – është vendi në të cilin një ditë agjërimi, nga lindja e në perëndim të diellit, zgjatë 21 orë. Jo vetëm Danimarka, por edhe vendet e tjera të gadishullit skandinav do të agjërojnë rreth 20 orë.
Ndërkohë, myslimanët në Francë, Zvicër, Gjermani, Britani të Madhe e në Rusi, do të agjërojnë rreth 19 orë gjatë këtij ramazani.
Agjërimi më i shkurtër gjatë këtij muaji do t’i prekë myslimanët në Kili dhe Australi – ata do të agjërojnë ndërmjet 10 – 11 orë.