Haziri i reagon Haradinajt: LDK po i sjell vizat, Qeveria është pengesë

Kryeministri iu tha se ishin ata që punuan kundër liberalizimit të vizave. I menjëhershëm ishte reagimi i Lutfi Hazirit.

Veç pak orë pasi Ramush Haradinaj goditi Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se , ishte LDK që po punon kundër këtij procesi, Haziri ka shkruar status në Facebookun e tij.

I ka thënë Haradinajt se pengesat I ka Brenda qeverisë. Madje thotë se ata që po e pengojnë liberalizimin janë vet partnerët e qeverisë Haradinaj.

Ky është statusi I plotë i Lutfi Hazirit:

Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë peronalitete tjera.

Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik – Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.

Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i sukseshëm.

E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.

Ne jami të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive.

Ky reagim vjen pak orë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur rreth liberalizimit të vizave, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi.

Ndërkohë Haradinaj kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të LDK-së i quan pjesë e garës për të parin e kësaj partie.

“Në LDK është hap një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq, me gjet tema”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTK.

Ai po dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme