Mediat serbe: Ish-këshilltari i Sarkozy, po lobon për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Mediat në Serbi po vazhdojnë të shkruajnë për synimet e Kosovës që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Gazeta serbe “Vecernji Novosti” shkruan sot se njëri nga ish-këshilltarët e ish-presidentit francez, Nikola Sarkozy po lobon për Kosovën.

Fjala është për Jean-David Levitte i cili sipas kësaj gazete po punon që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së, transmeton lajmi.net.

Levitte ka qenë njeri i politikës së jashtme franceze kur Sarkozy ka qenë president. Ai gjithashtu ishte këshilltari i Zhak-Shirak gjatë ndryshimit të politikës franceze ndaj situatës në ish-Jugosllavi.

Media serbe gjithashtu përmend takimet që ish-këshilltari i Sarkozys ka pasur me zyrtarë të lartë të Kosovës.

Përmenden Vlora Çitaku dhe Bajram Rexhepi, me të cilët para disa vitesh, Levitte kishte konfirmuar ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Madje në disa deklarata Jeana-David Levitte kishte kërkuar njohjen e Kosovës te pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Anëtarësimi i Kosovës në OKB është përmendur gjithmonë si pjesë e marrëvshjes finale Kosovë-Serbi.

Këtë e kishin konfirmuar edhe Daçiq dhe Vuçiq kohë më parë.

Por, shteti serb për këtë po frikësohet në reagimin e Rusisë që është kategorikisht kundër. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme