Rruga Kaçanik-Hani i Elezit hapet shpejt, Haradinaj e krahason me Urën e Rozafatit

Haradinaj në mbledhje të Qeverisë, ka kërkuar nga ministri i Infrastrulturës Pal Lekaj, që t’i informojë për situatën me rrëshqitjen e dheut në magjistralen për Shkup, e cila është ndërprerë për qarkullim.

Lekaj  në përgjigje para kryeministrit dhe kolegëve të tij shpreson se magjistralja Kacanik-Hani i Elezit do të lëshohet për qarkullim  brenda këtij muaji.

“ Segmenti rrugor Kaçanik- Han i Elezit kemi marrë vendim për  ndërprerë për siguri të qytetarëve. Sepse kemi pasur paralajmërime nga ekspertët që i kanë bërë matje, që do të ketë rrëshqitje masive të dheut. Dhe  Ne kemi marrë të gjitha veprimet me kohë. Kemi bërë shpuarjen  gjeologjike dhe në bazë të analizës, kemi ardhur ne përfundim që të fillojë  sanimi, që është duke u punuar në dy ndërrime dhe shpresoj që brenda muajit,  do të hiqet e tërë sasia e dheut që  është e rrezikshme për të rrëshqitur dhe pastaj të bëhet e përdorueshme rruga”, tha Lekaj.

Në lidhje me këtë rrugë Haradinaj kërkoi që të gjendet një zgjidhje afatgjatepër të cilën tha se është bërë si “Ura e Rozafatit”.

“Ministër e di që tash verës ndoshta nuk bien shi më, e nuk rrëshqet dheu. Por si po hyjnë këto zonat e lagshta të shirave, prapë po rikthehet kjo gjendje. A mos ka ndonjë mundësi me bë diçka më të qëndrueshme, p.sh në këtë kohë sa jemi në këtë etapë, mbasi të hiqet dheu, me u pa dhe mundësia dhe prej ekspertëve, me u siguru që të mos na rrëshqet dheu çdo vit, se kjo u bë si Rozafa”, tha Haradinaj.

Por Lekaj e siguroi kryeministrin, që do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për këtë rrugë.

 

“Sa i përket rrëshqitjeve të dheut mendoj se nuk janë bërë matjet e duhura në asnjë kohë dhe nuk është marrë veprim i duhur. Prandaj ne kemi marrë veprime dhe do të sanohet gjendja e përhershme”, tha ai.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga ministrat që të marrin veprime  secili në resorin e vet, pasi që Qeveria sipas tij është në përgatitje të një vendimi për një Zonë të lirë Ekonomike Amerikane.

 

“Iu lus kushdo që ka veprime ne resorin e vet, që ndërlidhen me këtë t’i bëni në nivelin e  duhur të përgjegjësisë, pra serioze dhe në  kohë, mos  u vononi ju lutem.  Është më interes për Kosovën që me mujt me shpall këtë lajm. Kosova e ka shpall, e ka vendos e ka dakordu një Zonë të lirë amerikane. Kjo do te ishte porosi për investitorët amerikanë, por jo vetëm amerikanë,  pastaj se kjo nxit ”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka emëruar Ejup Visokën dhe Mehmet Ballazhin anëtarë  të Bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”. Ministri i Zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka tha se bordi nuk është funksional, andaj emërimi dhe i dy anëtarëve është proces u rëndësishëm. Sipas itj, emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes. Qeveria po ashtu aprovoi edhe Projektligjin për efiçiencë të energjisë dhe mori vendim përfundimtar për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Deçan-Kozhnjer.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për asistencë teknike në procesin e integrimit evropian.

Kontributi financiar i Qeverisë së Luksemburgut do të jetë në shumën 2 milionë euro, ndërsa Qeveria e Kosovës është obliguar të kontribuojë me 100 mijë euro për realizimin e këtyre projekteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme