Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur për një vizitë në Vatikan.
Lajmin për Koha.net e kanë konfirmuar nga zyra e kryeministrit, ndërsa është thënë se Haradinaj do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.
Gjithashtu, portali ka mësuar se Haradinaj do të takohet edhe me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Paul Richard Gallagher.