Krasniqi: Thaçi të mos i udhëheqë bisedimet me Serbinë

Ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se është e paarsyeshme që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë. Krasniqi po ashtu ka thënë se serbët nuk po duan një Asociacion, porse po kërkojnë më shumë, megjithatë, sipas tij, Kosova nuk do të bëjë kompromise tjera që e tejkalojnë Pakon e Ahtisaarit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka thënë se është e paarsyeshme që presidenti Hashim Thaçi të jetë kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Krasniqi ndër të tjera ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën ka thënë se në Pakon e Ahtisaarit nuk parashihet që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Ai po ashtu përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të cilin tha se Serbia nuk po kërkon Asociacion, por të fusë një nivel të pushtetit përmes të ashtuquajturës  “Zajednicë”.

Sipas ish-kryeparlamentarit, po të kishin vullnet politikanët në Kosovë për sundimin e rendit dhe të ligjit Kosova moti do ta kishte marrë liberalizimin e vizave, shkruan Zëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme