Thaçi më këtë rast ka thënë se ka uruar atë për rizgjedhjen e tij president, si dhe kanë biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve
“Me presidentin Gjukanoviq biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane”.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Thaçi ka thënë pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE