Të shtëna me armë në hotelin luksoz të Trump, policia publikon pamjet

Policia e Floridës ka lëshuar pamjet dramatike të qëllimit me armë në hotelin “Trump National Golf Club Doral” të premten

I dyshuari Jonathan Oddi, 42 vjeç, njoftohet se hyri në hollin e hotelit dhe filloi të bërtiste kundër Trump përpara se të hapte zjarri. Punonjësit e hotelit të tmerruar ikën menjëherë.

Zyrtarët nga qyteti i Doral dhe Departamentet e Policisë Miami-Dade iu përgjigjën thirrjeve të shumta për të shtëna në zonë. Si tregojnë pamjet nga vendi i ngjarjes, oficerët hynë në hotel dhe shpejt zunë të dyshuarin.

Oddi u qëllua dhe më pas u çarmatos para se të  nisej për në Qendrën Rajonale të Traumës Kendall. Pasi u trajtua, ai u transferua në zyrën e vrasjeve të Miami-Dade për marrjen në pyetje, pas së cilës ai u dërgua në Qendrën Korrektuese Knight Turner Guilford.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme