Tre grupacionet që mund ta udhëheqin LDK-në

Analisti Adrian Çollaku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka gabuar kur është tërhequr për zgjedhjet pasi një veprim të tillë po e shfrytëzon Vetëvendosje.

Në Zona B Adrian Çollaku ka theksuar po ashtu se sheh tre grupacione të forta të cilat synojnë udhëheqjen LDK-së, njofton Klan Kosova.

”Në këtë situatë duke qenë se dy partitë opozitare tërheqja e LDK-së dhe mos-gadishmëria e PSD-së, po shfrytëzohen nga Vetëvendosje”.

”Sa i përket udhëheqjes së partisë janë tre grupacione të forta”.

”Nënkryetarët e LDK-së, Grupi i Avdullah Hotit dhe kemi Vjosa Osmanin dhe deputetët e rinj që kanë mbështetje të fuqishme. Dikush nga kjo strukturë e vjetër mund të bëhet kryetar partie”.

”Përmendet edhe një opsion ku dikush nga struktura e vjetër kësaj partie mund të bëhet kryetar por mund të gjejë një kandidat për kryeministër”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme