Fillojnë mospajtimet brenda koalicionit, nuk merren vesh NISMA dhe AAK-ja

 

Tri partitë në pushtet ende nuk i kanë dërguar nominimet e tyre te presidenti për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ani pse anëtarëve aktualë u ka kaluar mandati.

Gazeta “Epoka e re” nga burimet brenda koalicionit PAN ka marrë vesh se vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të mospajtimeve në mes të AAK-së dhe Nismës.

Sipas këtyre burimeve, PDK-në në KQZ do ta përfaqësojë Ilir Gashi, ndërkaq Aleancën dhe Nismën Binak Vishaj.

Kurse partitë opozitare i kanë dorëzuar nominimet e tyre. LDK-ja do të përfaqësohet nga Sami Hamiti e Florian Dushi, kurse Lëvizja Vetëvendosje nga Adnan Rrustemi e Nazlie Bala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme