Protesta në Han të Elezit kundër bllokimit të rrugës për në Kaçanik

Pas banorëve të Kaçanikut, një protestë tjetër është bërë për të njëjtin hall, kërkesa për hapjen e rrugës që lidh Kaçanikun e Hanin e Elezit.

Banorët kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që t’u mundësojë lëvizje të paktën në një periudhë të ditës sa për gjëra elementare për jetë.

Qytetarë e përfaqësues të bizneseve të Hanit të Elezit kanë protestuar këtë të mërkurë duke kërkuar që ministria e Infrastrukturës e kompania Bechtel Enka t’i mundësojë atyre lëvizje në zonën që tash e një kohë është bllokuar.

Vendtakimi i tyre ka qenë te objekti i komunës e ku mbështetje kanë marrë edhe nga kryetari i kësaj komune Rufki Suma.

Ai ka thënë se banorëve të zonës së Hanit të Elezit duhet t’u mundësohet lëvizja të paktën në një kohë të caktuar sa për gjërat elementare.

Protestuesit kanë thënë se kësaj komune i janë shkaktuar humbje të mëdha me këtë bllokadë që nuk dihet se kur do të përfundojë.

Nga objekti i komunës ku nisi protesta, ata vazhduan deri tel laura që ndan Hanin e Elezit me Kaçanikun.

Kjo laurë nuk u ngrit as për autoambulancën që u nisë në drejtim të Kaçanikut.

Ajo u detyrua të kthehej prapa, njëjtë si ky i moshuar që nuk arriti të kalonte kufirin artificial mes dy komunave, pavarësisht që gjendja e tij ishte e rënduar.

Përmes kësaj rruge tentuan të kalonin vetura të institucioneve, por banorët nuk e lejuan duke u barrikaduar aty.

Veturat e prokurorisë së shtetit u kthyen prapa, por vetëm derisa përfundoi protesta. Zyrtarët e prokurorisë sërish shfrytëzuan rrugën që konsiderohet e rrezikshme për banorët, por që shfrytëzohet nga ata që kanë fuqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme